Hong Kongu shndërrohet sërish në arenë beteje mes manifestuesve pro-demokratikë dhe forcave të sigurisë.
Shkaku që i detyroi protestuesit në mes të pandemisë të mbushnin sërish rrugët është një projekt-ligj i ri, këtë herë i propozuar nga Kongresi Kombëtar Popullor në Pekin që ka atributet e parlamentit, për forcimin e sundimit të ligjit në krahinën gjysmë-autonome.
Ndër të tjera, projekt-ligji parashikon ndërhyrjen e forcave të sigurisë nga Kina, në ndihmë të atyre në Hong Kong në raste të jashtëzakonshme, çka deri më tani nuk lejohej. Manifestuesit pro-demokratikë e konsiderojnë projekt-ligjin si një përpjekje për t?i hequr Hong Kongut autonominë.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e quajti këtë përpjekje të Pekinit, ?gjunjëzim? të lirive të qytetit.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/